651 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Publikohet lista e fituesve për klasën e I-rë dhe të II-të

...

03.Jul.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka publikuar listën e fituesve të vendeve të para të klasës së I-rë dhe të II-të, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të garave Nacionale të Diturisë, të cilët kanë garuar vetëm në nivelin shkollor.

Janë gjithsej 2481 nxënës fitues nga pjesa dërmuese e shkollave që kanë marr pjesë në këtë garë, e cila për herë të parë është organizuar nga Qeveria e Kosovës për të gjithë nxënësit pa dallim.

Të gjithë këta fitues do të pajisen me certifikatë përkatëse nga Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe shpërblehen me nga një libër, një fletore dhe një laps.

Nxënësit e klasave të para dhe të dyta nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal dhe republikan të garës e kjo ndërlidhet ekskluzivisht me moshën që ata e kanë si dhe me formën e testit që do të mund të shtjellohej më pas në kuadër të garave komunale.

Në nivelin komunal, testi ka marr formë ekskluzive të garave të diturisë sepse është profilizuar gara në fusha përkatëse të diturisë si dhe është shtuar numri i pyetjeve, duke mos pasur mundësi që të ruhet thelbi i karakterit të Lojës dhe veprimtaria e tyre, si një mundësi kyçe për këto grupmosha.

Bashkëngjitur gjeni listën e fituesve të nxënësve të klasave të para dhe të dyta në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20e%20fituesve%20per%20klasen%201-2.pdf


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476