516 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti takohet me Malçev

...

10.Apr.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti është takuar me Kryetarin e Shoqatës për rilindjen e fshatit të Mandricës në Bullgari, Ivajlo Malçev. 
Hoti e Malçev biseduan për mundësinë e bashkëpunimit për të ruajtur gjuhën, traditën e kulturën shqiptare në Mandricë të Bullgarisë.

Koordinatori Hoti theksoi se Programi Nacional për Rininë është një mundësi e mirë e cila mund të shfrytëzohet për të ruajtur lidhjet mes shqiptarëve. “Ne mund të sjellim nxënësit fitues të garës në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në këtë fshat. Të rinjtë tanë do të kenë mundësi që të njohin një vend shqiptar, për të cilin është shkruar e dokumentuar por që është në rrezik për t’u asimiluar. Veç kësaj, nxënësit do mund të bëjnë edhe aktivitete tjera në kuadër të garës e që besoj se do të jetë një ekspeditë e veçantë”, tha Hoti.

E Malçev tha se një bashkëpunim i tillë do të jetë shumë pozitiv dhe shpresëdhënës për shqiptarët e Mandricës. “Është një program që do të na ndihmojë të njohim më mirë njëri-tjetrin dhe jam i bindur se pas vizitave të nxënësve Mandrica do të gjallërohet dhe nuk do të lihet në harresë. Është shumë e rëndësishme që ne mos ta harrojmë atë pjesë dhe nëse ju sillni fëmijë atje, do të ketë një efekt shumë pozitiv”, tha Malçev.

Malçev i premtoi Hotit se do të organizojë programe shumë atraktive për të rinjtë nga Kosova.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476