557 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Këshilli i Prindërve të Kosovës e mbështet Garën e Diturisë

...

10.May.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka pritur sot në takim Kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Imret Reshiti, me të cilin ka biseduar për Garën e Diturisë e cila do të mbahet nesër.

Koordinatori Hoti, e njoftoi kryetari Rashiti për përgatitjen që janë bërë për Garën e Diturisë dhe e falënderoi atë për mbështetjen e ofruar për këtë garë dhe Programin Nacional për Rininë.

“Gara e Diturisë është organizuar për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë. Kjo garë fillimisht do të zhvillohet brenda shkollës, ku pas testimit do të zgjedhet nga një fitues për secilën lëndë, për secilën gjeneratë. Këta fitues do të garojnë pastaj në nivelin komunal, fituesit e të cilit fitojnë të drejtën të garojnë në nivelin republikan. Për ne është shumë e rëndësishme dhe e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj për Garën e Diturisë”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, kryetari Reshiti duke folur në emër të këshillit që udhëheq tha se e mbështet Garën e Dituisë dhe tha se e vlerëson shumë pasi që është risi në Kosovë.

"Ne konsiderojmë se ky program është shumë i dobishëm sepse do të nxisë dhe do të motivojë nxënësit për të mësuar më tepër për shkak se ka rolin e një gare. Nga kjo mund të nxjerrim edhe përfundime të mira se do të ketë një nivel të nxënësve që do të tregohen me talentet e tyre në lëndë të caktuara apo në aktivitete të ndryshme sportive. Megjithatë, ky projekt është shumë i dobishëm, nuk ka qenë në të kaluarën dhe është një risi për Kosovën, për këtë ne e konsiderojmë dhe e vlerësojmë lartë. Ne si Këshill i Prindërve edhe një herë e shprehim falënderimin për këtë program te koordinatori dhe të institucionet e Kosovës. Ne urojmë që nxënësit të kenë suksese më të larta", tha Reshiti.

Pas takimit, Koordinatori Hoti së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës Reshitit, përcollën përgatitjet për shpërndarjen e testimeve nëpër shkolla.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476