29.Mar.2019
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti sot ka pritur në takim Kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, si dhe anëtarin e saj Adnan Ahmeti.
Hoti shpalosi para Selimit Programit Nacional për Rininë duke thënë se qëllimi i tij është gjithëpërfshirja dhe vijueshmëria edhe nw fushwn e sportit sikurse në dituri dhe kreativitet kulturor e mendim kritik.
“Përmes këtij programi ne po krijojmë hapësirë për të gjithë studentët që të shprehin talentin e tyre. Të gjithë studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në garën e sportit dhe Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik. Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë për bashkëpunim me Federatën tuaj”, u shpreh Koordinatori Hoti.
E Selimi, tha se është shumë i lumtur që për herë të parë në Kosovë po realizohet një program gjithëpërfshirës. “Ideja juaj për organizimin e sportit në nivel universitar është e shkëlqyeshme dhe ne ju ofrojmë përkrahje të plotë për ta avancuar sportin universitar”, tha Selimi.
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476