13.Jan.2019
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit e kësaj komune.
“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës në formë të garës për secilën shkollë të komunës suaj, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. I jam mirënjohës kryetarit Ilazi për gatishmërinë për të implementuar Programin në Komunën e Kaçanikut”, u shpreh Koordinatori Hoti.Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Kaçanikut, e përkrahu Programin Nacional për Rininë duke thënë se është një program shumë i rëndësishëm për komunën e vet.
“Jam i informuar rreth Programit për Rininë dhe sinqerisht jam shumë i lumtur që keni ndërmarrë një iniciativë sikur kjo. Jam i bindur se projektet në kuadër të programit do të jenë shumë të suksesshme andaj ju falënderoj juve sepse ky program na ndihmon edhe neve si komuna”, theksoi Ilazi.Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Azem Guri.
“Ne si Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e mbështesim fuqishëm Programin Nacional për Rininë dhe presim që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim”, potencoi Guri.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.
30.11.2018
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476