Gara në Dituri është shtyllë e Programit Nacional për Rininë në kuadër të së cilës do të organizohen gara në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
Gara do të përfshijë të gjithë nxënësit e Shkollave Fillore, të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta.
Gara organizohet në nivelin e:
a.shkollës
b.nivelin komunal
c.dhe nivelin republikan.
Duke organizuar testin për Garën e Diturisë në të gjitha nivelet e testimit, nxënësit inkurajohen që t’i thellojnë njohuritë e tyre të arritura gjatë shkollimit në nivelet përkatëse.
Në këtë mënyrë hapet rruga e mirë, që të mundësohet kalimi i mësimnxënies, nga niveli teorik në një përvojë aktive, që kërkon qasje logjike ndaj problemeve, përballë të cilave do të ekspozohen nxënësit gjatë testimit.
Gara në Sport është shtyllë e Programit Nacional për Rininë në kuadër të së cilës do të organizohen gara në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
Gara do të përfshijë të gjithë nxënësit e Shkollave Fillore, të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta, si dhe Universitetet. Gara organizohet në formë kampionatesh në nivelin e shkollës, nivelin komunal dhe nivelin republikan.
Janë katër nivele të kampionateve në garën sportive:
a.Garat sportive për nivelin e Shkollës Fillore,
b.Garat sportive për nivelin e Shkollës së Mesme të Ulët,
c.Garat sportive për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë
d.Garat sportive për nivelin Universitar.
Vlera e ekipit, koncepti i fairplay, disiplina dhe tejkalimi i barrierave racore, kombëtare apo fetare janë vetëm disa nga vlerat që i përcjellë sporti. Për më tepër sporti shërben edhe si një nga ambasadorët më të fuqishëm për promovimin e një vendi.
Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik është shtyllë e Programit Nacional për Rininë në kuadër të së cilës do të organizohen gara në të gjitha shkollat, universitetet e Republikës së Kosovës.
Gara do të përfshijë të gjithë nxënësit e Shkollës Fillore, të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta, si dhe Universitetet.
Gara organizohet në nivelin:
a.e shkollës
b.nivelin komunal dhe
c.nivelin republikan.
Të gjithë nxënësit e të gjitha klasave që përfshihen në shkollimin parauniversitar dhe universitar në Kosovë, varësisht nivelit në të cilin gjenden, do të kenë mundësi pjesëmarrjeje në njërën nga kategoritë përkatëse, që do të mundësojë identifikimin e nxënësve, studentëve më të mirë të gjeneratës në shkollë, universitet, në kategoritë përkatëse.