686 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Më 12 korrik 2019 mbahet Gara Republikane e Diturisë

...

08.Jul.2019

Kemi kënaqësinë që sot t’ju ofrojmë lajmin më të gëzuar dhe të shumë pritur për të gjithë nxënësit fitues të garave nacionale, niveli komunal i Diturisë, të cilët e kanë fituar të drejtën për të konkurruar në garat republikane.

Gara Nacionale e nivelit republikan do të mbahet më 12 korrik 2019, në hapësirat e kampusit universitar të AAB-së, Rr. ”Elez Berisha”, nr. 56, Zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë.

Së shpejti KNKRS-ja do të publikojë emrat e të gjithë pjesëmarrësve garues në shkallë vendi dhe të gjithë do të njoftohen me kohë dhe në hollësi se në çfarë salle i nënshtrohen testit.

Të gjithë pjesëmarrësit e garës duhet të jenë në ora 9:00 në hapësirat e kampusit universitar të AAB-së dhe testi fillon saktë në ora 10:00. Të gjithë nxënësit do të hynë në garë në të njëjtën kohë dhe gara është njëditore, që do të thotë se përfundon brenda së njëjtës ditë.

Në garën nacionale të Diturisë, niveli republikan, do të marrin çmime dhe do të shpërblehen vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë.

Nxënësit duhet të vijnë në garat e nivelit republikan në Prishtinë në mënyrë të organizuar dhe në përcjellje të shkollave prej nga ata vijnë.

Nga çasti që të gjithë nxënësit arrijnë në hapësirat e kampusit universitar të AAB-së, do të regjistrohen në cilësinë e pjesëmarrësit të garave dhe deri në përfundim të tyre do të jenë nën mbikëqyrje të KNKRS-së.

Urime për rrugëtimin tuaj final të garës nacionale të Diturisë dhe suksese!


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476