646 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

...

27.Jun.2019

Mbi 2000 nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës për dy ditë radhazi, më 22 dhe 23 qershor dëshmuan talentin e tyre para 13 paneleve të ndryshme vlerësuese  të nivelit republikan në kategoritë e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si: në art muzikor, art pamor, recitim, poezi/hartim, teatër, debat, ese hulumtuese.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, vetëm për garën në nivelin e shkollës janë shpallur 16,534 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.

Për nivelin komunal janë shpallur 2,069 nxënës fitues dhe në nivelin republikan të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, sot zyrtarisht publikohen listat me gjithsej 292 fitues.

Të gjithë fituesit e kësaj gare pajisen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën është i shënuar dedikimi i veçantë i Ismail Kadaresë, si dhe: vendi i Parë nga klasa e I-V bursë (200 €), vendi i Dytë bursë (120 €), vendi Tretë bursë (80 €); klasat VI-IX, vendi i Parë bursë (300 €); + kamp kreativ (300 €), vendi i Dytë kamp kreativ (300 €), vendi i Tretë kamp kreativ (300 €); klasat X-XII, vendi i Parë bursë (400 €); + kamp kreativ (300 €), vendi i Dytë kamp kreativ (300 €), vendi i Tretë kamp kreativ (300 €).

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20e%20Fituesve%20ne%20nivelin%20Republikan%20-%2027.06.2019.pdf

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476