637 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Publikohen listat e nxënësve fitues edhe për 6 komuna

...

14.Jun.2019

Në kuadër të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, sot publikohen rezultatet për nivelin komunal edhe për 6 komuna tjera.

Nga të dhënat për nivel komunal të garës, komuna e  Pejës ka 124 fitues, komuna e Dragashit 64 fitues, komuna e Hanit të Elezit 99 fitues, komuna e Obiliqit 44 fitues dhe komuna e Novobërdës  92 fitues dhe komuna e Mamushës 57 fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 480.

Për nxënësit në komunat të cilat kanë vetëm nga një shkollë nuk kanë zhvilluar garë komunale dhe rrjedhimisht për këtë nivel nuk do të shpërndahen shpërblime për garën komunale por vetëm për atë shkollor. Megjithatë, duke u bazuar në udhëzuesit për garë nxënësit fitues nga niveli shkollor janë kualifikuar direkt në nivelin republikan të garës.

Për herë të parë në Republikën e Kosovës përmes Programit Nacional për Rininë, nxënësit e të gjitha shkollave nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën patën rastin që të jenë pjesë e garës, duke garuar fillimisht në nivel shkolle e më pas në nivel komunal.

Më të mirët në nivel komune do të garojnë edhe për nivelin republikan në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Gara në Nacionale në kreativitet ka mobilizuar Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.

 

 

Pejë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituese%20KKMK%20nivel%20komune%20Peje.pdf

Dragash

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituese%20KKMK%20nivel%20komune%20Dragash.pdf

Hani i Elezit

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituese%20KKMK%20nivel%20komune%20Hani%20i%20Elezit.pdf

Obiliq

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituese%20KKMK%20nivel%20komune%20Obiliq.pdf

Novobërdë

 https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituese%20KKMK%20nivel%20komune%20Noveberd.pdf

Mamushë 

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20fituese%20KKMK%20nivel%20komune%20Mamusha.pdf

 

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476