603 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Publikohen listat e fituesve në nivelin e shkollës për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Deçanit e Mamushës

...

03.Jun.2019

Me publikimin e rezultateve në  nivelin shkollor për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Deçanit dhe Mamushës në kuadër të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë , Rini dhe Sport sot përfundon publikimin e listave të kësaj faze.

Nga të dhënat për nivelin shkollor, komuna e Prishtinës ka  fitues 1575 , komuna e Prizrenit 1032  fitues, komuna e Deçanit 364 fitues dhe komuna e Mamushës 58  fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 3029

Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin shkollor përfshin mbi 15, 000 fitues.

Përmes Programit Nacional për Rininë, të  gjithë  nxënësit e Republikës së  Kosovës nga klasa e parë  deri në  të  dymbëdhjetën, patën rastin të  jenë  pjesë  e garave, ku përmes shkathtësive krijuese, shfaqën talentet e tyre në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Të  gjithë  nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për nivelin komunal të garës.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.

Prishtinë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Prishtine-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-%20KKMK.pdf

 

Prizren

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Prizren-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-%20KKMK.pdf

 

Deçan

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Mamushe-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-%20KKMK.pdf

 

Mamushë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Mamushe-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor-%20KKMK.pdf

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476