578 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti: Podujeva ndër më të mirat në Garën Nacionale të Kreativitetit

...

28.May.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, është takuar me nënkryetarin e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe Drejtorin Komunal të Arsimit, Agim Blakqori.

Gjatë këtij takimi, Koordinatori Hoti i dha drejtorit Blakqori Listën e Fituesve të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendim Kritik për nivelin shkollor për Podujevë dhe tha se është i kënaqur me ecurinë e garës në këtë komunë.

“Është me të vërtetë kënaqësi që sot kam në duar listën me emrat e 1091 nxënësve fitues në nivel shkolle, të komunës së Podujevës, në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe këtë listë po ua jap juve. Unë kam përcjell edhe nga afër zhvillimin e garës në disa shkolla të kësaj komune dhe jam mahnit me talentët e nxënësve. Dua ta theksoj se jam shumë i kënaqur me organizimin e garës së KKMK në komunën e Podujevës, për çka meritor janë mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, si dhe DKA-në për mbarëvajtjen e garës. E them me plot bindje se Podujeva është njëra ndër komunat më të mirat sa i përket Garës Nacionale të KKMK-së”, tha Koordinatori Hoti.

Edhe nga ana tjetër, nënkryetari Rudari dhe drejtori Blakqori u ndanë të kënaqur me rezultatet e nxënësve të komunës së tyre në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës nga sot ka filluar publikimin e Listave të fituesve të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në nivel shkolle.

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476