577 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Publikohen listat e nxënësve fitues në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik për 5 komuna

...

28.May.2019

Nga dje ka filluar shpallja zyrtare të listave të nxënësve fitues në nivelin shkollor për komunat e Kosovës. Në komunën e Gjakovës janë 961 fitues,  Fushë Kosovë 208 fitues, Kaçanik 444 fitues, Kamenicë 212 fitues dhe Junik 51. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 1876.

Rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës kanë pasur mundësinë për treguar aftësitë e veta në art muzikor, art pamor, recitim, poezi, teatër, debat, ese hulumtuese.

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, të gjithë nxënësit, pa dallim, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të shfaqin talentet e veta nëpër kategori të ndryshme të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik. 

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 14,800 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.

Gjakovë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Gjakove%20-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor%20KKMK.pdf

 

Kaçanik

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Kacanik%20-%20Lista%20e%20Fituesve%20Niveli%20Shkollor%20KKMK.pdf

 

Kamenicë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Kamenice%20-%20Lista%20e%20Fituesve%20-%20Niveli%20Shkollor%20KKMK.pdf

 

Kamenicë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Kamenice%20-%20Lista%20e%20Fituesve%20-%20Niveli%20Shkollor%20KKMK.pdf

 

Junik

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Junik%20-%20Lista%20e%20Fituesve%20-%20Niveli%20Shkollor%20KKMK.pdf
 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476