561 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti takohet me kryetarin e Bashkisë së Durrësit

...

25.Apr.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti sot është takuar me kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me të cilin kanë biseduar për Programin Nacional dhe Ndërshtetëror për Rininë.

Koordinatori Hoti, gjatë këtij takimi shpalosi Programin Nacional për Rininë duke potencuar që nxënësit përmes garave do të përfitojnë si pjesë të shpërblimeve edhe vizitat, ekspeditat dhe ekskursionet në vendet historike.

“Duke e ditur se Durrësi si qytet përfaqëson vlerat historike dhe turistike për mijëvjeçarin e qytetërimit tonë, nxënësit tanë do ta vizitojnë dhe do të njihen drejtpërdrejt me vlerat, kulturën që përfaqëson ky qytet. Nëpërmjet këtyre vizitave do të zgjerojmë bashkëpunimin ndërmjet brezit të ri, pasi që sigurisht ata, do të njihen dhe do të shoqërohen gjatë këtyre vizitave nga përfaqësuesit e institucioneve publike e kulturore të Durrësit”, tha Koordinatori Hoti

Në anën tjetër, kryetari i Bashkisë Dako shprehu interesimin dhe gatishmërinë për programin, duke thënë se kjo pos që do të jetë në të mirën e nxënësve, do të jetë edhe urë lidhëse mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Unë zotohem se gjatë çdo vizite të bërë nga nxënësit jo vetëm në Durrës, por në të gjitha vendet si ato historike, kulturore, arkeologjike do të jem shoqërues i tyre. Ne do të angazhohemi në mënyrë të fuqishme që t’i mbështesim nxënësit nga Kosova që jo vetëm ta shijojnë këtë qytet të lashtë historik, por edhe të kenë mundësinë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre mbi të kaluarën dhe mbi antikitetin e Durrësit”, tha kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako

Në kuadër të bashkëpunimit, Koordinatori Hoti dhe Kryetari i Bashkisë Dako, u dakorduan që në një të ardhme të afërt të nënshkruajnë marrëveshje konkrete, që do të rrisë bashkëpunimin mes dyja vendeve.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476