524 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti dhe Kryetari Haziri përcjellin garën komunale në Gjilan

...

19.Apr.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, sot vizitoi Komunën e Gjilanit, ku i shoqëruar nga Kryetari Lutfi Haziri dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, përcollën nga afër zhvillimin e garës në nivel komunal.

Me këtë rast, Hoti u shpreh shumë i kënaqur me zbatimin e Programit Nacional për Rininë duke thënë se mbështetja e këtij programi nga të gjitha partitë dhe kryetarët e komunave e bën më madhështor.

“Sot kam kënaqësinë që ndodhem me kryetarin Haziri tek nxënësit që po shpalosin perfomancën e tyre në kreativitet kulturor dhe mendim kritik. Më duhet të them se pa mendjet e ndritura si Lutfi Haziri, brenda LDK-së, ky program nuk do ta kishte shtrirjen, mbështetjen dhe fuqizimin sa realisht e ka sot. Kjo do të thotë se megjithatë, Kosova ka mendje politike të cilat dinë t’i tejkalojnë dallimet politike çfarëdo qofshin ato dhe të jenë një në mbështetje të programeve nacionale. Prandaj, jam i lumtur që 20 vite pas luftës po ndodhë, siç tha edhe kryetari, të kemi një program i cili realisht e vë në funksion të gjithë mekanizmin e arsimit duke filluar nga nxënësi, arsimtari, prindi, shoqëria civile dhe të gjithë akterët tjerë instituciona”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërkaq, kryetari Haziri tha se është shumë i kënaqur me shtrirjen e programit dhe se do ta mbështesin programin pa rezervë sepse kjo është për të mirën e nxënësit, cilësisë së arsimit dhe për të ardhmen e rinisë sonë.

“Vetëm kokëfortësia politike e Rexhep Hotit e ka bërë të mundshme që ky projekt realisht të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Unë kam pas besim që ministri në detyrë, rrjedhimisht Koordinatori Nacional mund ta implementojë këtë program, por më duhet ta pranoj që programi është shtrirë përtej pritjeve të mia dhe ka ngjallë një interesim të jashtëzakonshëm në arsim në raport me nxënësin, me mësimdhënësin, prindin dhe me të gjithë. Ne e kemi mbështetur këtë projekt dhe gëzohem që prej qeverisë ka ardhur një projekt i cili meriton gjithë mbështetjen tonë”, tha Haziri.

Edhe zëvendësministrja Morina-Bunjaku, theksoi se ministria që ajo përfaqëson e mbështet këtë program dhe i përgëzoi nxënësit për suksesin e treguar në këto gara.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476