523 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti dhe Kryetari Muhaxheri përcjellin garën komunale në Pejë

...

18.Apr.2019

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot vizitoi Komunën e Pejës, ku i shoqëruar nga Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, përcollën nga afër zhvillimin e garës në nivel komunal.

Me këtë rast, Hoti u shpreh shumë i kënaqur me zbatimin e Programit Nacional për Rininë në Komunën e Pejës si dhe falënderoi për mbështetje kryetarin Muhaxheri si dhe Drejtorin Komunal të Arsimit në këtë komunë, Besim Avdimetaj.

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën e organizimit të garës në kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe me zbatimin e programit në përgjithësi. Në të gjitha anët e Kosovës po shohim shpërthimin e talentëve dhe kjo është ajo çka realisht duhet të shohim. Ne tashmë jemi duke u përgatitur për garën e diturisë e cila do të fillojë së shpejti”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërkaq, kryetari Muhaxheri tha se është shumë i kënaqur me këtë program.

“Ky program e ka mobilizuar në mënyrë të jashtëzakonshme jo vetëm komunën tonë, por të gjitha komunat. Po shoh një mobilizim jo vetëm tek mësimdhënësit, por edhe tek prindërit dhe nxënësit. Jam shumë i kënaqur që po shoh gjithë këtë kreativitet dhe ju premtoj përkrahjen time për fazat e mëtutjeshme”, tha Muhaxheri.

Gara në nivelin komunal në Pejë po mbahet nëpër lokacione të ndryshme ku varësisht kategorive, nxënësit po bëjnë prezantimet e tyre.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476