518 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti përcjell garën komunale në Shtime

...

13.Apr.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka përcjellur garën komunale të kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik në Shtime.

Me këtë rast, Deputeti Reçica i uroi suksese nxënësve pjesëmarrës duke thënë se një garë e këtij lloji ka qenë është një fillim shumë i fuqishëm e shumë i mbarë dhe se masiviteti i garës në gjithë Kosovën është pjesa më e bukur e saj.” Është një kënaqësi shumë e veçantë kur i shoh këta nxënës këtu, prindërit e tyre, mësuesit e të gjithë ju. Këtë mundësi e ka krijuar sigurisht puna e Koordinatorit Nacional që e përgëzoj dhe falënderoj për punën. Ky projekt ka qenë i brumosur thellë brenda nesh, por Koordinatori Hoti i ka dalë në krye për ta realizuar dhe dëshmuar këtë”, tha Reçica.

Ndërkaq, Koordinatori Hoti iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ajo çfarë po sheh nëpër komuna për të realizuar Programin Nacional për Rininë është një mobilizim i jashtëzakonshëm.

“Kur ju shoh sot juve këtu, mund të ju them se kur ka hyrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë një gëzim shumë i madh. Sot ju jeni Ushtria Çlirimtare e Kosovës e arsimit, e fjalës, e krijimit dhe ju jeni realisht e ardhmja. Nuk ka gjë më të çmuar sesa të shoh sot gjithë këta nxënës që kanë diçka për të shprehur. Çdo nxënës që ka ardhur në garë është këtu me punën e tij dhe çdo nxënës sot është president, ministër, punëtor, mësimdhënës dhe gjithçka. Sot ai është i zoti i vetvetes sepse do të bëjë një performancë para panelit vlerësues. Sot, nxënësit tuaj do të mësohen ta menaxhojnë humbjen e dinjitetshme sepse kanë arritur të vijnë deri në nivelin komunal”, tha Hoti.

Edhe nënkryetari i komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, si dhe drejtori komunal i Arsimit Mensur Neziri, e falënderuan Koordinatorin Hoti për një organizim kaq të madh në nivel vendi, duke thënë se të tilla gara janë të mirëseradhura dhe shumë të domosdoshme.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476