509 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti takohet me Ministrin e Mbrojtjes

...

25.Mar.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot u prit në takim nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.

Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, si dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, prezantoi para Berishës Programin Nacional për Rininë si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit gjatë implementimit të tij nëpër shkolla.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Është i veçantë sepse nuk e përjashton askënd nga gara dhe mundësia për t’u dalluar dhe për të dalë më i miri”, u shpreh Koordinatori Hoti.

E Ministri Berisha e mirëpriti zbatimin e programit nëpër shkolla duke thënë se janë në mbështetje të projekteve në të mirë të të rinjve.

“Unë ju falënderoj që ministrinë tonë e keni vlerësuar si partner të rëndësishëm për bashkëpunim. Ne do të ju mbështesim me të gjitha mundësitë aty ku ju keni nevojë për të ndihmuar në zbatimin e këtij misioni shumë të qëlluar sepse arma më e fortë e një shteti është arsimi”, tha Berisha.

Zëvendësministrja Morina-Bunjaku dhe Zëvendësministri Guri theksuan se ministritë që ata përfaqësojnë e mbështesin Koordinatorin Hoti për implementimin e Programit Nacional për Rininë.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476