489 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti takohet me Kryetaren e PVD-së në Preshevë

...

26.Feb.2019

Gjatë vizitës zyrtare në Luginën e Preshevës, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, u taku me Kryetaren e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Siniani, me të cilën diskutoi për Programin Nacional për Rininë si dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në këtë takim, Koordinatori Hoti tha se qendra e zhvillimit të një shoqërie është arsimi prandaj, sipas tij, secili duhet të kontribuojë në përmirësimin e ciliësisë në arsim. Ai foli për Programin Nacional për Rininë duke shpjeguar se ai dizajnuar të realizohet në formë të garës në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, dituri dhe sport.

“Mundësia e ndryshimit të së ardhmes së një vendi është investimi në arsim, prandaj të gjithë ne duhet të kthehemi kah kjo qendër e zhvillimit. Ne kemi hartuar Programin Nacional për Rininë i cili do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe jo vetëm. Ky program do të realizohet në tri nivele: nivel shkolle, komune dhe republike. Përmes këtij programi do të rritet bashkëpunimin mes nxënësve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kosovës pasi që në nivelin republikan ata do të garojnë me njëri-tjetrin”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetarja Sinani pasi falënderoi Koordinatorin Hoti për vizitën në Luginë, tha se e mirëpret Programin Nacional për Rininë

“Është privilegj për ne të kemi një program të tillë. Është hera e parë që një progaram si ky që shpalosët është hartuar për nxënësit e Luginës së Preshevës. Është hap shumë konkret që patjetër duhet të vlerësohet. Ndihem me të vërtet mirë meqë në garat republikane do të marrin pjesë edhe nxënës nga Lugina”, tha Kryetarja Sinani.

Veç tjerash në këtë takim u diskuta edhe për diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve të Luginës me mosnjohjen e teksteve shkollore, për mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi e për probleme tjera.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476