486 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti merr mirënjohje në Bujanoc

...

25.Feb.2019

Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hotit, gjatë një vizite zyrtare në Luginë të Preshevës iu nda mirënjohje për kontributin e dhënë në vazhdimësi në fushën e kulturës në Komunën e Bujanocit.

Këtë mirënjohje Koordinatorit Hoti ia ndau Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, gjatë një takimi që Hoti pati me drejtorë të shkollave, mësimdhënës si dhe nxënës të Komunës së Bujanocit, të organizuar nga Organizata Shpresa.

Në këtë takim Koordinatori Hoti shpalosi Programin Nacional për Rininë i cili u mirëprit nga të pranishmit.

“Është kënaqësi të jem para jush dhe të prezantoj Programin Nacional për Rininë i cili ka të bëjë me secilin që është i pranishëm këtu. Është koha kur ne duhet të shikojmë kah e ardhmja e nxënësve tanë, e ajo është përmes arsimit. Përmes arsimit do ta ndryshojmë edhe politikën. Përmes garës së këtij programi do të shtohet bashkëpunimi mes nxënësve, mësimdhënësve dhe nxënësve, mes prindërve dhe fëmijëve e kështu me radhë”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Drejtori Ismaili falënderoi Koordinatorin Hoti për vizitën dhe tha se do ta përkrahë fuqishëm këtë Program dhe se salla e Shtëpisë së Kulturës do të jetë në shërbim të nxënësve gjatë këtyre garave.

Po ashtu, edhe mësimdhënësit e nxënësit e pranishëm në takim u shprehën të kënaqur që më në fund është duke filluar një program i cili do të jetë urë lidhëse në mes të Kosovës dhe të Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës.

Takimi u përmbyll me një fotografi të përbashkët dhe simbolike, duke mbetur kështu një kujtim i këndshëm nga Lugina e Preshevës.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476