484 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti viziton Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës

...

25.Feb.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, është takuar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, mirëpriti Koordinatorin Hoti dhe i shprehu mirëseardhje në Komunat Shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Hoti e Musafa biseduan për Programin Nacional për Rininë dhe për një sërë temash të cilat janë preokupim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës ndër vite.

Koordinatori Hoti shpalosi Programin Nacional për Rininë dhe tha se pret përkushtim nga Lugina e Preshevës dhe të gjitha institucioneve relevante për implementimin e tij, pasiqë ky program do të ndikojë në të ardhmen e secilit nxënës. Hoti pohoi se është në dijeni për të gjitha këto çështje që i preokupojnë shqiptarët e Luginës dhe se është duke u angazhuar në vijimësi për të bërë zgjidhje praktike dhe për të mundësuar jetë normale për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Ne angazhohemi për të ngritur cilësinë e arsimit dhe nëpërmjet Programit Nacional për Rini të ndikojmë edhe në qëndrimin e të rinjëve në vendlindjen e tyre”, tha Hoti.

“Si Qeveri e Kosovës jemi duke bërë hapa konkret për të përafruar njerëzit e të dyja anëve të kufirit. Në këtë drejtim, kemi filluar me Programin Nacional për Rininë i cili do të ngritë ndërveprimin dhe bashkëpunimin e shkollave, nxënësve dhe mësimdhënësve të Luginës së Preshevës me ata të Kosovës”, theksoi Hoti.

Nga ana tjetër, Kryetari Mustafa përmendi disa nga problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës dhe tha se e mbështet me të gjitha mundësitë që ka Programin Nacional për Rininë.

“Ne kemi problem elementar mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, pastaj njohjen e diplomave, e shumë të tjera. Për këtë, ne ju përgëzojmë dhe ju mbështesim për Programin Nacional për Rininë sepse për ne është shumë e rëndësishme prania e Kosovës në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë. Me këtë rast, gjithësesi duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë Medvegjës sepse një program i tillë është shumë i nevojshëm edhe aty. Mos na kurseni për t’ju ndihmuar që ta jetësoni këtë program edhe në Luginë”, shtoi Mustafa.

Programi Nacional për Rininë do të realizohet në formë të garës në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, në dituri dhe në sport. Këto gara do të organizohen në tri nivele: në nivel shkolle, komune dhe republike. Fituesit e garave në Luginë të Preshevës do të kenë mundësinë të garojnë në nivel republike me nxënësit e Republikës së Kosovës.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476