22.Feb.2019
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, ka zhvilluar sot takime me menaxhmentin e institucioneve edukative-arsimore në Komunën e Podujevës.
Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori vizituan Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta, “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, si dhe Shkollën e Mesme të Lartë, Aleksandër Xhuvani.
Drejtorët e shkollave e njoftuan Hotin nga afër me procesin e zhvillimit e garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendim Kritik.
“Programi Nacional për Rininë do ta bëjë mësimin më atraktiv dhe më interesant. Tani ju e keni në dorë menaxhimin dhe mbarëvajtjen e garës dhe pres që ju ta bëni këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Koordinatori Hoti.
E drejtorët e shkollave e mirëpritën programin duke thënë se tashmë janë aktivizuar për fillimin e garës dhe se po presin që në gara të shkojë mirë.
Vizitat nëpër shkolla janë duke u mbajtur në komuna të ndryshme të Kosovës ku Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport po përcjellë fillimin e garës së paraparë në Programin Nacional për Rininë.
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476