21.Feb.2019
Në vazhdën e vizitave nëpër shkolla, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, vizitoi disa shkolla në komunën e Gjilanit për të parë nga afër implementimin e Programit Nacional për Rininë.
Koordinatori Hoti, vizitoi Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ku takoi drejtorin e kësaj shkolle dhe mësimdhënësit me të cilët diskutuan për ecurinë e programit.
“Ne kemi filluar implementimin e Programit Nacional për Rininë me garën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik nëpër të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Më vjen mirë që në shkollën tuaj ka filluar mbarë kjo garë”, tha koordinatori Hoti.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Drejtori Komunal i Arsimit, Nazim Gagica, i cili e falënderoi Koordinatorin Hoti dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim për implementimin e programit.
Përpos gjimanzit, Koordinatori Hoti vizitoi edhe shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, ku edhe aty takoi drejtorin dhe mësimdhënësit e shkollës, me të cilët biseduan për realizimin e programit.
Implementimi i Programit Nacional për Rininë ka filluar më datë 19 shkurt të këtij viti me garën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik.
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476