469 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

KNKRS viziton shkollat e Skënderajt dhe Drenasit

...

20.Feb.2019

Gjatë vizitave të sotme në Skënderaj dhe në Drenas, Zëvendësministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, së bashku me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport, vizituan mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të këtyre komunave.

Në shoqërimin e Drejtorëve Komunalë të Arsimit, u realizuan vizita në këto shkolla:
Në Skënderaj: 
- Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ahmet Delia”, ku u takuam me drejtoreshën Resmije Koci.
- Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Shaban Jashari” , ku biseduam me drejtorin Rushit Jeta, mësimdhënësit dhe me nxënësit.

Ndërsa në Drenas, vizita u realizuan në këto shkolla:
- Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Rasim Kiçina”, ku na priti drejtori Rrahim Muleta.
- Gjimnazi “Gj.K. Skenderbeu”, ku patëm rastin të bisedojmë me drejtorin Valdet Istogu dhe me mësimdhënësit e shkollës.

Zëvendësministri Guri shprehu kënaqësinë me rastin e fillimit të implementimit të Programit Nacional për Rininë. “Ky Program do të ngritë nivelin e organizimit dhe do të institucionalizojë garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, në Sport dhe në Dituri. Në këtë mënyrë, nxënësit do të jenë më të motivuar për të mësuar dhe për t’u përgatitur për pjesëmarrje në gara”, tha Guri.

Ndërsa përfaqësuesi i KNKRS-së, Gëzim Zeqiri dha sqarimet e nevojshme në lidhje me pyetjet që parashtruan mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave. 
Takimet u përmbyllën duke shprehur gatishmërinë e shkollave për implementimin e Programit dhe me shpresën për të pasur sukses në gara.

 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476