20.Feb.2019
Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, është takuar sot me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë.
Koordinatori Hoti e shpalosi në pika të shkurtra Programin Nacional për Rininë dhe realizimin e tij në Kosovë, si dhe i prezantoi Kryeministrit Rama Programin Ndërshtetëror për Rininë, të cilit i propozoi që ta implementojnë edhe për nxënësit e studentët e Shqipërisë.
“Ne në Kosovë nga dje kemi filluar realizimin e Programit Nacional për Rininë me garën e Kreativitetet Kulturor dhe Mendimit Kritik nëpër të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Për gjatë punës së programit për nxënësit dhe studentët kemi hartuar për ju Programin Nacional dhe Ndërshtetëror për Rininë në të cilin parashihet realizimi i garave në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe në Sport. Ky program mundëson bashkëpunimin mes dy shteteve nëpërmjet nxënësve dhe studentëve për më të mirin e tyre si dhe i nxitë ata që të garojnë së bashku në nivel ndërshtetëror”, tha Koordinatori Hoti.
E Kryeministri Rama e përkrahu idenë e Koordinatorit për programin duke thënë se do ta ketë mbështetjen e tij.
“Jam i gatshëm ta mbështes për këtë program dhe ne do të shohim hapat strategjik me cilët mund të fillojmë bashkëpunimin. Ky Program e ngrit sportin në një nivel shumë më të lartë se sa që është aktualisht nëpër shkollat tona. Nuk kam dyshim se ky program duhet filluar, andaj ju duhet të vazhdoni konsultimet për detajet e programit me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, tha Kryeministri Rama.
Me propozimin e kryeministrit, u caktuan edhe takime tjera në të cilat do të detajizohet dhe do të konkretizohet bashkëpunimi për Programin Nacional dhe Ndërshtetëror për Rininë.
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476