467 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Fillojnë vizitat nëpër shkolla

...

19.Feb.2019

Përfaqësuesit e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, sot kanë takuar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët “Skënderbeu” në fshatin Reçak.

Ata kanë biseduar rreth Garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe janë njoftuar drejtpërdrejt nga nxënësit dhe mësimdhënësit për gatishmërinë dhe përgatitjet për procesin e garave. 
Zëvendësministrja Leonora Morina-Bunjaku shprehi falenderime dhe mirënjohje për mësimdhënësit dhe të gjithë nxënësit, duke iu drejtuar me fjalë rasti. “Përmes Programit Nacional për Rininë, të gjithë ju nxënës do ta keni mundësinë të jeni pjesë e garave. Është mundësi për të gjithë ju që të merrni pjesë në Gara të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në Dituri e po ashtu edhe në Sport”.

Takime me nxënësit dhe profesorët u zhvilluan edhe në Shkollen e Mesme të Lartë “Naim Frashëri”. Gjatë këtij takimi nxënësit dhe kujdestarët e klasave u njoftuan rreth garave që zyrtarisht kanë filluar sot.

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476