464 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Gjilani dhe Kamenica të gatshme për garat e Programit Nacional për Rininë

...

15.Feb.2019

Përfaqësues nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku, sot u takuan me drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit dhe të Kamenicës ku shpalosën Programin Nacional për Rininë dhe i njoftuan për nisjen e garës që nga 19 shkurti i këtij viti.

“Për herë të parë përmes Programit Nacional ne po e vendosim nxënësin në qendër të vëmendjes dhe po i japim hapësirën e nevojshme për të shprehur aftësitë e tyre. Ky program përmes dy parimeve bazë të vijueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes do t’u mundësojë të gjithë nxënësve të të gjitha shkollave të Kosovës që të përfshihen në gara. Ky program është një mundësi e jashtëzakonshme sepse do të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë në arsim”, tha zëvendësministrja Morina-Bunjaku.

Amir Demiri, përfaqësues i Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, prezantoi udhëzuesit në bazë të të cilave do të zhvillohet gara, si dhe i njoftoi drejtorët me datat e mbajtjes së garave.

Drejtorët e shkollave treguan se tashmë janë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm nga KNKRS, dhe se kanë filluar përgatitjet e para për garën si dhe shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për zbatimin e programit në të gjitha nivelet.

Programi Nacional për Rininë do të zbatohet në të gjitha shkollat e Kosovës për 340.000 nxënës në tri nivele: niveli Shkollor, Komunal dhe Republikan i garave në dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik, si dhe në sport. Gara e parë që do të nis nga 19 shkurti është ajo e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476