461 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti: Gara në shkolla nis javën e ardhshme

...

15.Feb.2019

“Gara në kreativitet kulturor dhe mendim kritik do të fillojë me 19 shkurt të këtij viti për të gjithë nxënësit e shkollave në Republikën e Kosovës”, ishte njoftimi të cilin e dha sot Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, në takim me udhëheqësit e Institucioneve Edukativo-Arsimore të Komunës së Prizrenit të cilëve u shpalosi Programin Nacional për Rininë.

“Për herë të parë me vendim të Qeverisë së Kosovës është bërë institucionalizimi i garës, e ky vendim e ka vënë nxënësin në qendër. Me Programin Nacional për Rininë konkurrenca do të futet në mesin e të rinjve të cilët do të kenë mundësi të shprehin aftësitë e tyre në fusha të ndryshme. Do të ndahen mbi 30 mijë shpërblime për nxënësit fitues të vendeve të para. Shpërblime do të ketë për mësimdhënësit dhe për shkollën më të mirë. Çmimi për shkollën më të mirë do të jetë 10 mijë euro. Pra, ka motivim të mjaftueshëm për garë, por është në duart tuaj që ta bëni menaxhimin më të mirë të mundshëm”, tha Koordinatori Hoti.

E Skënder Susuri, Drejtor Komunal i Arsimit në Komunën e Prizrenit mirëpriti Programin duke e cilësuar si një mundësi shumë të mirë për angazhim në aktivitetet jashtëkurrikulare.

“Unë ju premtoj që do ta mbështesim këtë program sepse është një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit tanë. Jam shumë i lumtur që nga tash nxënësit nuk do të vijnë në shkollë vetëm për të mësuar mekanikisht, por do të nxjerrin më të mirën nga vetja”, tha Susuri.

Programi Nacional për Rininë do të zbatohet në të gjitha shkollat e Kosovës në tri nivele: niveli Shkollor, Komunal dhe Republikan i garave në dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik, si dhe në sport.

Për më shumë, në garë do të përfshihen rreth 340 mijë nxënës dhe rreth 110 mijë studentë.Gara në dituri do të zhvillohet nëpërmjet testeve në të gjitha lëndët e arsimit parauniversitar. Gara në kreativitet kulturor dhe mendim kritik do t’u mundësojë nxënësve dhe studentëve t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit nëpërmjet krijimeve kreative.

Ndërsa, gara në sport do të zhvillohet në formë të kampionateve në pesë disiplina: atletikë, shah, volejboll, basketboll dhe futsall.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476