460 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti në Gjakovë: Me Programin Nacional për Rininë keni mundësinë të ndryshoni të ardhmen

...

14.Feb.2019

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës takoi sot drejtorët e shkollave të Komunës së Gjakovës të kryesuar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Bernard Frrokaj.

Koordinatori Hoti prezantoi para drejtorëve të shkollave Programin Nacional për Rininë dhe i njoftoi ata për fillimin e implementimit të tij që nga java e ardhshme.

"Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është arsimi për shoqërinë. Me Programin Nacional për Rininë keni mundësinë që të ngrisni cilësinë në arsim dhe të ndryshoni të ardhmen e vendit. Ky program është i dizajnuar të realizohet në formë të garës në dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport dhe do të fillojë së implementuari javën e ardhshme", tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa drejtori Frrokaj tha se Komuna e Gjakovës do të përkushtohet për implementimin e programit ashtu siç është paraparë dhe kërkoi nga drejtorët që të bëjnë më të mirën pasi që programi do t'i ndihmojë arsimit.

Programi Nacional për Rininë përfshin të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe universitar në Republikën e Kosovës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476