459 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Mitrovica e Lipjani të gatshme për Programin Nacional për Rininë

...

14.Feb.2019

Përfaqësues nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport Leonora Morina-Bunjaku sot u takuan me drejtorët e shkollave të Komunës së Mitrovicës dhe të Komunës së Lipjanit ku shpalosën Programin Nacional për Rininë.

Amir Demiri përfqësues i KNKRS-së, pos prezantimit të udhëzuesve për garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik njoftoi se garat do të fillojnë nga 19 shkurt 2019.

Ndërkaq, zëvendësministrja e MKRS-së, foli për rëndësinë e programit. “Ky program duke u mbështetur mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe vijueshmërisë, do të i’u mundësojë të gjithë nxënësve po ashtu edhe studentëve qe të jenë pjesë e garave në fushat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, Diturisë dhe Sportit. Ne për herë të parë po i’u ofrojmë të gjithë të rinjve mundësinë që të hyjnë në gara nga niveli shkollor, komunal, republikan e po ashtu edhe ndërshtetëror. Nxënësi pra do të jetë kryevepër e këtij programi”, tha Morina-Bunjaku.

E përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Mitrovicë dhe drejtorët e shkollave e mirëpritën programin duke thënë se programi është hartuar në mënyrë të përpiktë dhe se Mitrovica ka nderin që të jetë pjesë e këtyre garave.

Po ashtu edhe drejtorët e shkollave të Komunës së Lipjanit shprehën gatishmërinë për të filluar me garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476