455 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Programi Nacional për Rininë prezantohet në Deçan e Junik

...

13.Feb.2019

Përfaqësues nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, prezantuan para drejtorëve të shkollave të Komunës së Deçanit dhe Junikut, Programin Nacional për Rininë.

Drejtorët e shkollave u njoftuan se gara zyrtarisht do të fillojë më 19 shkurt të këtij viti si dhe u njoftuan edhe me planin e veprimit në detaje.

Zëvendësministri Guri tha se Programi Nacional për Rininë është në përputhje me kurrikulën dhe se do të ngrisë cilësinë në arsim. “Ky program e ka mbështetjen e ministrisë sonë sepse ai është në një vijë me kurrikulën dhe do të ndikoj pozitivisht në cilësin e arsimit në vend”, tha Guri.

Kurse Drejtori Komunal i Arsimit në Deçan, Bekim Vishaj, tha se me gjithë traditën ekzistuese të garës në Komunën e Deçanit, e veçanta e Programit Nacional për Rininë është se do ta institucionalizojë garën dhe do ta zgjerojë atë në nivelin komunal e republikan.

Takimet me drejtorët e shkollave u zhvilluan edhe në Komunën e Junikut të cilët u njoftuan nga afër me rrjedhën e programit për ditët në vijim.

Programi Nacional për Rininë parasheh mbajtjen e garës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport për të gjithë nxënësit dhe studentët. Janë hartuar udhëzuesit dhe rregulloret për të gjitha fushat të cilat do të jenë bazë për procesin e garës.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476