449 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti: Jemi të obliguar të punojmë për rininë

...

13.Feb.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, sot takoi drejtorët e shkollave të Prishtinës, të kryesuar nga Drejtori Komunal i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj.

Koordinatori Hoti pasi shpalosi Programin Nacional për Rininë para drejtorëve të shkollave të Prishtinës, i njoftoi ata për fillimin e garës nga java e ardhshme.

“Programi Nacional për Rininë do të përfshijë rreth 340 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. Kemi hartuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për garë në formë të udhëzueseve, që janë duke u shpërndarë nëpër shkolla. Ju njoftoj se që nga 19 shkurti i këtij viti do të fillojë gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, andaj pres nga ju përkushtim për implementimin e këtij programi”.

Ndërsa, Drejtori Salihaj theksoi edhe njëherë mbështetjen që Komuna e Prishtinës i ofron Programit Nacional për Rininë duke treguar arsyet për këtë.

“Ne e mbështesim Programin Nacional për Rininë sepse me këtë program nxënësit do të mësojnë si të garohet, do të rritet kreativiteti dhe do të largohet frika e përballjes", tha drejtori Salihaj.

Programi Nacional për Rininë përfshin të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe universitar në Republikën e Kosovës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476