12.Feb.2019
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti sot takoi drejtorët e shkollave të Pejës, të kryesuar nga Drejtori Komunal i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj.
Hoti para drejtorëve të shkollave shpalosi Programin Nacional për Rininë dhe njoftoi për fillimin e garës nga java e ardhshme. “Kam kënaqësinë të ju njoftoj se që nga 19 shkurti i këtij viti do të fillojë gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. Ne kemi hartuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për garën i cili është duke u shpërndarë nëpër shkolla. Tani është radha juaj që të filloni procesin e garës, për të cilin jam i bindur se ju do ta bëni si është më së miri”, tha Hoti.
Edhe Drejtori Avdimetaj në emër të drejtorëve të shkollave theksoi gatishmërinë për ta mbështetur Programin Nacional për Rininë. “Ne jemi të gatshëm për garën dhe besoj se në komunën tonë programi do të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Avdimetaj.
Programi Nacional për Rininë përfshin të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe universitar në Republikën e Kosovës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport.
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476