442 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Kolegjet ofrojnë vullnetarë për zbatimin e Programit Nacional për Rininë

...

07.Feb.2019

Me qëllim të implementimit të Programit Nacional për Rininë edhe për studentët e Kolegjit Heimerer, Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Zëvendësdrejtoreshën e bordit të këtij kolegji, Naime Brajshori.

Koordinatori Hoti tha se ky program parasheh përfshirjen e rreth 110.000 studentëve nga të gjitha universitetet dhe kolegjet e Kosovës në garën e sportit dhe kreativitetit kulturor e mendimit kritik si një mundësi për të treguar talentet e tyre.

“Me Programin Nacional për Rininë studentët do të kenë mundësi që të marrin pjesë në një garë që është e hapur për të gjithë studentët në Republikën e Kosovës pa dallim. Studentët do të kenë mundësi të tregojnë aftësitë e veta sportive e kreative dhe më të mirët e këtyre fushave do të shpërblehen. Ky program nuk është vetëm garë, por është filozofi në vete sepse do të zhvillojë frymën garuese dhe do të zhvillojë mendimin kritik në mesin e të rinjve”, tha Hoti.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtoresha Brajshori tha se e kanë mirëpritur idenë e bashkëpunimit me Koordinatorin Hoti. “Ne si kolegj jemi shumë të gatshëm ta mbështesim këtë program. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe asistimi të ndërsjellët, studentët tanë do të jenë pjesë e aktiviteteve që synojnë promovimin dhe zhvillimin e kulturës, sportit e diturisë”, theksoi Brajshori.

Edhe udhëheqësi Qendrës për Arsim dhe Karrierë në kuadër kolegjit Nehat Mustafa premtoi mbështetje për aktivitetet e programit duke thënë se do të kenë të gatshëm 100 studentë vullnetarë për të ndihmuar në zbatimin e projektit.

Në takim Hoti u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri. Ata dhanë mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për Koordinatorin Hoti duke thënë se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.

Marrëveshja e bashkëpunimit përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476