441 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti nis bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë

...

01.Feb.2019

Në kuadër të zyrtarizimit të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë për përfshirjen e studentëve në Programin Nacional për Rininë, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Rektorin e Kolegjit AAB, Lulzim Tafa.

Ky program parasheh përfshirjen e rreth 110.000 studentëve nga të gjitha universitetet dhe kolegjet e Kosovës në garën e sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar ekskluzivisht për nxënës dhe studentë i cili do t’u krijojë atyre hapësirën dhe frymën garuese që deri më tani u ka munguar. Për herë të parë një program i tillë është hartuar në nivel qeveritar, çka do të thotë se qeveria ka kthyer vëmendjen aty ku duhet. Studentët do të kenë mundësi të tregojnë aftësitë e veta sportive e kreative dhe më të mirët e këtyre fushave do të shpërblehen”, tha Koordinatori Hoti.

E rektori Tafa u shpreh i lumtur që në cilësinë e rektorit po e përkrah një program që qeveria u ofron studentëve. “Ne jemi të gatshëm ta mbështesim këtë program i cili sigurisht se do t’i ndihmojë studentët tanë dhe do të ndikojë pozitivisht tek ata. Do të ju përkrahim edhe në mënyrë vullnetare për aktivitetet e juaja edukative për nxënës dhe studentë”, theksoi Tafa.

Në takim Hoti u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri. Ata dhanë mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për Koordinatorin Hoti duke thënë se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar ndërmjet Koordinatorit Hoti dhe Rektorit Tafa, përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit.

 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476