439 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Aprovohet Raporti i Punës dhe Plani i Veprimit i Koordinatorit Hoti

...

25.Jan.2019

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar Raportin e Punës së vitit 2018 dhe Planin e Veprimit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019.

Raporti i punës dhe Plani i Veprimit u prezantua para kabinetit qeveritar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rexhep Hoti.

Koordinatori Hoti foli për Programin Nacional për Rininë duke treguar për ecurinë e implementimit si dhe për rëndësinë e tij në stimulimin e nxënësve.

“Për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar një program që përfshinë të gjithë nxënësit pa përjashtim dhe pa dallim. Në kuadër të programit do të mbahen gara në fushën e diturisë, sportit dhe kreativitetit kulturor e mendimit kritik. Do të ndahen mbi 30.000 shpërblime për të gjithë fituesit e vendit të parë. Ky program do t’i angazhojë dhe ndihmojë edhe prindërit, mësimdhënësit, drejtorët dhe të gjithë shoqërinë”, ka thënë Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, e theksoi edhe njëherë mbështetjen që ai i ofron Koordinatorit Hoti për implementimin e këtij programi.

“Sot miratuam planin e veprimit të Programit Nacional për Rininë të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport. Është një program për mbi 340 mijë nxënës dhe mbi 110 mijë studentë andaj unë shfrytëzova rastin që edhe në mbledhjen e qeverisë të falënderoj z.Rexhep Hoti për këtë”, u shpreh Kryeministri Haradinaj.

Hoti njoftoi se gara në shkolla do të fillojë në këtë gjysëmvjetor.

Po ashtu Hoti tha se është përfunduar edhe drafti i Programit Ndërshtetëror për Rininë për Shqipërinë dhe Maqedoninë i cili së shpejti do t’i prezantohet këtyre shteteve.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476