436 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti shpalos Programin Ndërshtetëror për Rininë në Maqedoni

...

17.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, sot është pritur në takim nga Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni, Valmir Aziri.
Hoti ka shpalosur Programin Ndërshtetëror për Rininë duke thënë se ky program është për të gjithë nxënësit dhe studentët e të gjitha komuniteteve në Maqedoni.

“Programi Ndërshtetëror për Rininë është i dizajnuar në formë të garës ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët. Me program parashihet mbajtja e garës në fushën e Kreativitetit Kultoror dhe Mendimit Kritik, Diturisë dhe Sportit, nga të cilat do të fituesit do të shpërblehen. Unë pres nga ju që ta adaptoni programin dhe të rinjt tanë të garojnë në nivelin ndërshtetëror. Është një program që do të intensifikojë bashkëpunimin ndërmjet shteteteve tona”, tha Hoti.

E Sekretari Aziri ka mirëpritur programin duke shprehur gatishmërinë e tij për ta mbështetur.

“Me të vërtetë jam i befasuar me punën që keni bërë. Është një program i jashtëzakonshëm dhe keni mbështetjen time të plotë. Unë propozoj që të formohen grupe punuese profesionale nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit e Maqedonisë të cilat do ta analizojnë dhe do ta përshtatin programin për Maqedoninë. Jam shumë i lumtur që një program i tillë po u ofrohet nxënësve tanë”, tha Aziri.

Hoti dhe Aziri u pajtuan që bashkëpunimi për implementimin e programit të vazhdojë edhe në nivele më të larta shtetërore
 
17.01.2019

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476