420 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me Kryetarin e Komunës së Prizrenit

...

13.Jan.2019

Në objektin e Komunës së Prizrenit sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti dhe Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti tha se Qeveria ka miratuar një program që i ka prioritet nxënësit dhe studentët dhe i cili do të ketë efekte shumë pozitive.

“Sot kemi sjellë në komunën tuaj një program që do ta bëjë më atraktiv mësimin dhe do të nxjerrë talentë. Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Për të tria fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës”, tha Koordinatori Hoti.

Kryetari Haskuka e mbështeti Programin Nacional për Rininë duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm për arsimin.

“Ky program është investim, jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen. Investimi më i madh që mund të bëhet është arsimi. Ne kemi mbajtur gara , por jo gjithëpërfshirëse. Përmes Programit Nacional për Rininë që është përkthyer në tri gjuhë do të mundësohet gjithëpërfshirja e nxënësve dhe unë besoj se do ta ngrisë cilësinë në arsim”, theksoi Haskuka.

Po ashtu, sot Koordinatori Hoti nënshkroi memorandum bashkëpunimi edhe me Kryetarin e Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi për implementimin e Programit Nacional për Rininë.

Hoti në takim u shoqërua nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri i cili siguroi kryetarin Haskuka se MAShT e mbështet plotësisht Koordinatorin Hoti dhe Programin Nacional për Rininë.

Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

26.12.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476