403 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës

...

13.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut z. Agim Bahtiri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës është i rëndësishëm sepse Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollë, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. I jam mirënjohës Kryetarit Bahtiri për mbështetjen që ky program të realizohet edhe në Mitrovicë”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut z. Agim Bahtiri, tha se e përkrah Programin Nacional për Rininë duke e cilësuar atë si nismë të mbarë për vendin.
“Kjo është një nismë shumë e mbarë. Konkurrenca është jashtëzakonisht e mirë për nxënësit sidomos ajo e nivelit të lartë, nga klasa deri në nivelin republikan sepse do të jetë një konkurrencë e fuqishme. Nuk ka më mirë sesa konkurrenca dhe stimulimi. Ne do t’ju përkrahim në çdo moment”, tha Kryetari Bahtiri.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Rexhep Mazreku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Azem Guri.

“Ministria e Kulturës e mbështet fuqishëm Programin Nacional për Rininë. Duke qenë se MKRS ka qenë pak e integruar në shkollë, programi i Koordinatorit na ofron mundësinë për të dhënë kontributin tonë në shkolla”, potencoi Mazreku.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

30.11.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476