402 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Programi Nacional për Rininë do të realizohet edhe në Drenas

...

13.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri, u prit sot në një vizitë zyrtare nga Kryetari i Drenasit z. Ramiz Lladrovci dhe Drejtori Komunal i Arsimit z.Tafil Halilaj.

Në këtë vizitë, Koordinatori Hoti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin Lladrovci për implementimin e Programit Nacional për Rininë në Komunën e Drenasit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti tha se është knaqësi teksa sheh se si kryetarët e komunave po përkrahin një program që target ka rininë edhe punojnë për të ardhmen e tyre.

“Në kuadër të kuadër të programit Nacional për Rininë do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Roli i komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm prandaj e falënderoj kryetarin Lladrovci për mbështetje”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci tha se komuna që ai udhëheq do ta përkrah me të gjitha kapacitetet e nevojshme realizimin e Programit Nacional për Rininë.

“Do ta përkrahim programin me çkado që të ketë nevojë dhe me të gjitha kapacitetet e mundshme. Uroj që të implementohet dhe të na e ndihmojë rininë tonë”, tha ndër të tjera Kryetari Lladrovci.

Kurse zv.ministri Guri i cili tha se ky program ka një shtrirje të gjerë ku përfshihen prindërit, shkollat, mësimdhënësit e drejtorit komunale. Ai pret që përmes këtij programit të përmirësohen rezultatet e vlerësimeve të jashtme.

Kjo marrëveshje përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programin Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

29.11.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476