395 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Malisheva mbështet Programin Nacional për Rininë

...

13.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i kësaj komune z. Ragip Begaj, me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim është asistimin e ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti, tha se për realizimin e këtij programi rol kyç kanë udhëheqësit komunal, prandaj e falënderoi Kryetarin Begaj për mbështetjen e pakursyer të tij.

“Programit Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Kosovës të nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Realizimi i këtij programi do të ndikojë në rritjen e cilësisë së fushën e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit, prandaj e vlerësoj shumë gatishmërinë e kryetarin Begaj për bashkëpunimin”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari i Malishevës z.Ragip Begaj, tha se një program i tillë i është dashur që prej kohës nxënësve të Kosovës dhe tha se e mbështet në të gjitha aspektet implementimin e tij.

“Programi Nacional për Rininë është një projekt që do të mirëpritet edhe nxënësit, sepse një i tillë i është dashur që moti vendit tonë. Duke e parë se sa i rëndësishëm është ky program, unë si kryetar i Malishevës ofroj të gjithë mbështetjen e nevojshme për realizimin e tij”, tha ndër të tjera Kryetari Bedaj.

Koordinatori Hoti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri i cili tha se me këtë program do të avansohen vlerësimet e jashtme.

“Program Nacional ka një shtrirje gjerë, që përfshinë prindërit, shkollat përkatësisht mësimdhënësit e drejtoritë e Arsimit. Ministria e Arsimit përmes këtij programi synon që të ndikojë në avancimin e cilësisë nga vlerësimet e jashtme që bëhet pët klasat e pesta, Testit të Arritshmërisë dhe atij të Maturës. Gjithsesi do të ndikojë edhe në avancimet e rezultateve të Testit PISA”, tha Guri.

22.11.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476