394 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Podujevës

...

13.Jan.2019

 

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Podujevës i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z.Azem Guri.

Ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Podujevës z.Agim Veliu dhe Drejtori i Komunal i Arsimit z.Agim Blakçori.
Gjatë kësaj vizite, Koordinatori Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin Veliu për implementimin e Programit Nacional për Rininë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim asistimin e ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik si dhe sportit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti, e informoi Kryetarin Veliu për Programin Nacional për Rininë dhe për dokumentet përcjellëse të tij, si dhe për rëndësinë që ka ky program për nxënësit e Republikës së Kosovës.

Koordinatori Hoti u shpreh mirënjohës ndaj Kryetarit Veliu për mbështetjen e ofruar për realizimin e Programin Nacional për Rininë.

“E vlerësoj shumë gatishmërinë e Kryetarit Veliu për të na përkrahur në implementimin e Programit Nacional për Rininë. Ky program që për bazë ka parimin e gjithëpërfshirjes dhe vijueshmërisë, do të ndikojë në rritjen e cilësisë së fushën e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit, prandaj e falënderoj kryetarin Veliun për bashkëpunimin”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana tjetër, Kryetari i Podujevës z. Agim Veliu, tha se ky projekt i tejkalon bindjet e partive politike sepse ka të bëjë me nxënësit dhe ardhmërinë e tyre.

“Komuna e Podujevës do të mbështesë këtë projekt me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion sepse ky projekt i tejkalon bindjet e partive politike veç e veç. Është projekt i rëndësishëm për rininë prandaj ne do t’i kushtojmë rëndësi që të realizohet ashtu siç është projektuar”, tha ndër të tjera Kryetari Veliu.

Palët nënshkruese sipas marrëveshjes obligohen që të bashkëpunojnë dhe asistojnë njëra-tjetrën në realizimin e projekteve të parapara në këtë marrëveshje.

21.11.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476