392 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt

...

13.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti, nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit e kësaj komune.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti falendëroi Kryetarin Aliu për gatishmërinë për bashkëpunim.

“Kjo është një epokë e re e bashkëpunimit me komuna, në këtë rast me Komunën e Ferizajit. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm sepse Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë”.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu e vlerësoi lartë Programin Nacional për Rininë dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar në implementimin e tij.

“Ferizaji është qyteti i rinisë dhe Programi Nacional për Rininë do t’i kontribuojë kësaj rinie. Ky program do të gjejë mbështetje në komunën tonë pasiqë edhe programi im qeverisës është i mbështetur në familje dhe rini”.

Të dy nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje u shprehën optimistë për rezultatet konkrete pozitive pas implementimit të Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Azem Guri si dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Elmi Reçica.

19.11.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476