390 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Promovohet Programi Nacional për Rininë

...

13.Jan.2019

Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër, udhëheqës të arsimit dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kultura dhe arsimi janë dy faktorë boshtorë që kanë nevojë për rritjen e cilësisë në institucionet parauniversitare e universitare të vendit tonë.
Në vazhdën e përpjekjeve institucionale për të vendosur sistem të arsimit të qëndrue-shëm e në hap me kohën për nxënësit dhe studentët, Programi Nacional për Rininë (PNR), ofron mundësinë e platformës në të cilën gara i përgjigjet sistemit të njohurive të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar.
Programi Nacional për Rininë është ndërtuar mbi parimin e:
• Gjithëpërfshirjes dhe
• Vijueshmërisë.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport me Programin Nacional për Rininë e ka formësuar idenë e pjesës praktike të sistemit të nxënies, që u garanton pjesëmarrje të gjithë nxënësve në tri fusha kryesore:
a) Në Dituri - nëpërmjet testeve – në të gjitha lëndët e arsimit parauniversitar, nga vlerësimet e jashtme dhe PISA-s;
b) Në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik (KKMK) – për të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar, që u mundëson atyre t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit dhe
c) Në Sport - për të gjithë nxënësit e niveleve parauniversitare nëpërmjet kampionateve shkollore në katër disiplina: futsall, volejboll, shah e atletikë, në universitete edhe në basketboll.
Në Programin Nacional për Rininë parashihet mbajtja e garave në nivel vendi në katër nivele kryesore fillimisht:
1. Garat në nivelin shkollor;
2. Garat në nivelin komunal;
3. Garat në nivelin universitar dhe
4. Garat në nivelin republikan.
Në perspektivë janë paraparë edhe garat në nivele:
a) Ndërshtetërore/Mbarëkombëtare dhe
b) Me diasporën/mërgatën.
Çdo vend i parë në çdo garë do të jetë i shpërblyer.
PNR-ja do ta ketë databazën për nxënësit dhe veprimtaritë edukative.
Me rastin e lansimit për herë të parë të PNR-së, KNKRS falënderon mësimdhënësit, prindërit, drejtorët e shkollave, DKA-të, MAShT-in, MKRS-në, ekspertët e fushave, federatat e sportit, shoqërinë civile, intelektualët që ndihmuan në finalizimin e dokumentit bazë për zhvillimin dhe avancimin e Diturisë, të KKMK-së dhe Sportit në Kosovë. Suksese!

Rexhep Hoti
Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

09.11.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476