387 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti në Ulqin shpalos Programin Ndërshtetëror për Rininë

...

12.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, sot është pritur në takim nga Kryetari i Ulqinit, Loro Nrekiq

Hoti ka prezantuar para Nrekiqit Programin Nacional për Rininë si dhe Programin Ndërshtetëror për Rininë duke thënë se këto programe janë për të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat.

“Programi Nacional për Rininë mund të adaptohet për implementim edhe nga shkollat në Ulqin, por po ashtu mund të bashkëpunojmë në nivelin republikan apo atë ndërshtetëror”, tha Hoti
Nga ana e tij, Nrekiq ka falënderuar Hotin për vizitën dhe për gatishmërinë për bashkëpunim.
“Ulqini ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën andaj jam shumë i lumtur dhe falënderues që sot keni sjellur një program për nxënësit dhe studentët. Komuna e Ulqinit është e hapur për bashkëpunime të këtij lloji që janë për të mirën e të rinjve tanë”, u shpreh Nrekiq”.

Në fund të takimit, Hoti i dhuroi kompletin e Programit Nacional për Rininë

05.11.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476