12.Jan.2019
Koordinatori Hoti prezantoi para ambasadorit Sjaastad Programin Nacional për Rininë të hartuar nga KNKRS. Ky program i cili përfshinë garën në fushën e dijes, kreatitivitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe fushën e sportit, i bëri shumë përshtypje ambasadorit norvegjez Sjaastad, i cili kërkoi nga Koordinatori Hoti që t’i shpjegojë në detaje për strukturën e programit.
Ambasadori Sjaastad u shpreh i kënaqur që një program i tillë për rininë do të implementohet së shpejti në Kosovë. Sidomos, mbresë të jashtëzakonshme nga programi i la çështja e barazisë gjinore si dhe përfshirja e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës.
“Ne jemi në kohën e mbështetjes së projekteve në shumë fusha, nga sundimi i ligjit e deri te barazia gjinore. Më lejoni të theksoj se do të shikojmë mundësitë e mbështetjes së këtij programi sidomos në aspektin e përfshirjes së komuniteteve dhe çështjes së barazisë gjinore”, tha ambasadori Sjaastad
12.10.2018
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476