657 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Fillon publikimi i listave të nxënësve fitues në Dituri

...

04.Jul.2019

Programi Nacional për Rininë, nëpërmjet Garës Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Republikën e Kosovës u ka mundësuar të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën që të shfaqin njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, dje ka publikuar listën e fituesve të klasave të para dhe të dyta në nivel shkolle, të cilët për shkak të moshës nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal. Gjithsej fitues për klasën e parë dhe të dytë janë 2481. Ndërsa, nga sot fillon shpallja zyrtare e listave të nxënësve fitues nga klasa e tretë deri në të dymbëdhjetën për komunat e Republikës së Kosovës, ku gjithsej janë 21,531.

Për komunën e Ferizajit janë 1426 fitues, Gjakovë1386, Deçan 734, Dragash 435, Drenas 1171 dhe Fushë Kosovë 224. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 5376.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.


Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

 

Ferizaj

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Ferizaj.pdf

 

Gjakovë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Gjakove.pdf

 

Drenas
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Drenas.pdf

 

Dragash

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Dragash.pdf

 

Deçan

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Decan.pdf

 

Fushë Kosovë

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Fushe%20Kosove.pdf

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476