648 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti dhe Kryetari Gjini përcjellin Garën Nacionale të Diturisë në Gjakovë

...

28.Jun.2019

Koordinatori për Nacional Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot kanë vizituar shkollën “Zekeria Rexha”. Aty përcollën nga afër zhvillimin e Garës Nacionale të Diturisë në nivelin komunal ku garuan afro 1500 nxënës nga të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës në 52 hapësirat e kësaj shkolle.

Me këtë rast, Hoti uroi nxënësit për arritjen e tyre deri në nivelin komunal si dhe kërkoi nga ta që të jenë më këmbëngulës në kërkim të dijes. “Jam shumë i lumtur që sot po shoh pjesëmarrje shumë të madhe të nxënësve që kanë ardhur nga të gjitha shkollat për të hyrë në garë me moshatarët e tyre. Në garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik të nivelit republikan, Gjakova ka fituar katërfishin e çmimeve në krahasim me komunat e tjera. Në çdo kategori të kësaj gare ka së paku një fitues të tre vendeve të para, e unë besoj se edhe në garën e diturisë nxënësit e Gjakovës do ta dëshmojnë veten”, tha Hoti.

E Kryetari Gjini tha se garat që po mbahen në kuadër të Programit Nacional për Rininë po mundësojnë zbulimin e talentëve në gjithë Kosovën, gjë që nuk ka ndodhur më parë.

“Me këtë garë po vendoset një sistem që i mundëson shkollave t’i zbulojnë talentët. Çdo fillim mund të jetë i vështirë, por dështojnë të gjithë ata që nuk e provojnë fare. E përshëndes këtë iniciativë dhe u uroj shumë suksese të gjithë nxënësve”, tha kryetari Gjini.

Fituesit e Garës Nacionale të Diturisë në nivelin shkollor Kosovës sot po vazhdojnë garën në nivelin komunal. Mbi 24,000 nxënës në të gjitha e Kosovës sot iu kanë nënshtruar testimit në 15 lëndë. Fituesit e gjeneratës për secilën lëndë do të garojnë në nivelin republikan.

 

 

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476