644 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Nis gara republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik me 2,225 garues

...

22.Jun.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, sot ka bërë hapjen zyrtare të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivelin republikan ku marrin pjesë mbi 2,225 nxënës nga 29 komuna të Kosovës.

Koordinatori Hoti u shpreh i lumtur që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë po realizon një të drejtë kushtetuese duke u ofruar të gjithë nxënësve mundësinë për të shfaqur talentin e vet.

Në hapjen ceremoniale ishin të pranishëm zëvendësministra, kryetarë komunash, përfaqësues të ambasadave, UNICEF-it, drejtorë komunalë të arsimit, artistë, profesorë e prindër.

Aktori Enver Petrovci dhe aktorja Leze Qena iu drejtuan të pranishmëve me fjalë përshëndetëse duke i uruar nxënësit që kanë arritur të kualifikohen deri në nivelin republikan të garës.

Që të dy i motivuan nxënësit të luftojnë për të shprehur talentin e tyre dhe u shprehën të lumtur që qeveria po u ofron atyre një mundësi të tillë.

Në fjalën e tyre para të pranishmëve, zëvendësministri i MAShT-it Azem Guri si dhe zëvendësministrja e MKRS-së Leonora Morina-Bunjaku theksuan angazhimin e tyre për Programin Nacional për Rininë si dhe ministrive që përfaqësojnë, duke uruar nxënësit për arritjen deri në nivelin republikan.

Gara republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik do të mbahet dy ditë radhazi, më 22 dhe 23 qershor 2019.

16,534 nxënës janë shpallur fitues në nivelin shkollor të Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, 2,069 nxënës fitues në nivelin komunal si dhe në nivelin republikan do të marrin pjesë 2,225 nxënës në kategoritë për art muzikor, art pamor, recitim, teatër, debat, ese hulumtuese dhe poezi.

 

 



Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476