617 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Publikohen listat e nxënësve fitues në nivelin komunal për komunat e Ferizajit, Lipjanit, Drenasit, Vitisë dhe Junikut

...

11.Jun.2019

Në kuadër të Garave Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, sot publikohen rezultatet edhe për gjashtë komuna tjera, të fazës së dytë, garës komunale.

Pas përfundimi të garës në nivel shkolle, të gjitha shkollat nga secila komunë garuan ndërmjet vete për t’i përzgjedhur më të mirët për fushat përkatëse, si; Art Muzikor, Art Pamor, Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Në bazë te rezultateve për nivelin komunal, komuna e  ka Ferizajit ka 104 fitues, komuna e Lipjanit 63 fitues, komuna e Drenasit 45 fitues, Vitisë 100 fitues dhe komuna e Junikut 51 fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 363

Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin komunal përfshin mbi 2,000 fitues. Komunat të cilat kanë vetëm nga një shkollë nuk kanë zhvilluar garë komunale dhe rrjedhimisht për këtë nivel nuk do të shpërndahen as shpërblime. Në këto komuna, shpërblime do të shpërndahen vetëm për nivelin shkollor të garës. Nxënësit fitues nga niveli shkollor janë kualifikuar direkt në nivelin republikan të garës.

Të  gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me nga një set librash në vlerë prej 50 eurosh, si dhe me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare. 

Përmes Programit Nacional për Rininë, për herë të parë në Republikën e Kosovës, të gjithë nxënësit e të gjitha shkollave patën rastin që të jenë pjesë e garave, dhe kështu t’i shprehin shkathtësitë krijuese e talentet e tyre.

Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.

 

Ferizaj

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Ferizaj%20-%20Lista%20fituesve%20ne%20nivel%20komunal%20KKMK.pdf

 

Lipjan

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lipjan%20-%20Lista%20fituesve%20ne%20nivel%20komune%20KKMK.pdf

 

Drenas

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Drenas%20-%20Lista%20fituesve%20ne%20nivel%20komune%20KKMK.pdf

 

Viti

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Viti-%20Lista%20fituesve%20ne%20nivel%20komune%20KKMK.pdf

 

Junik

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Junik%20-%20Lista%20fituesve%20ne%20nivel%20komune%20KKMK.pdf

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476