558 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti takohet me drejtorë e mësimdhënës të Komunës së Gjakovës

...

09.May.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti sot ka mbajtur takim me drejtorë, profesorë dhe mësimdhënës të shkollave të Komunës së Gjakovës, ku ka diskututar rreth Garës së Diturisë.

Në takim ishin rreth 300 të pranishëm dhe u diskutua në formë interaktive për testet dhe procesin e garës, ku të gjithë nxënësit do ta kenë mundësinë të garojnë nga niveli shkollor, komunal dhe republikan për të gjitha lëndët.

Drejtorët dhe stafi i mësimdhënësve u shprehën të gatshëm për të filluar edhe me garat e diturisë, ashtu si me garën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik.

Për garën e diturisë janë gjithsej 126 lloje të testeve. Të gjitha teste janë ndarë në bazë të nivelit shkollor, nga ai fillor deri te ai i mesëm i lartë. Në shkollat e mesme të larta janë përpiluar katër lloje të testeve për: 1.Gjimnazet Natyrore dhe Shoqërore 2.Artin dhe Muzikën 3.Shëndetësinë dhe 4.Arsimin Profesional.

Gara e diturisë do të mbahet këtë të shtune, më datë 11 maj dhe do të jetë për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476